“Lufta” PSG-Mbappe, klubi francez nuk bindet për 55 milionë euro

“Lufta” PSG-Mbappe, klubi francez nuk bindet për 55 milionë euro

“Lufta” mes PSG-së dhe Kylian Mbappé duket se do të vazhdojë gjatë. Liga Profesionale Franceze e Futbollit ka urdhëruar klubin parisien të paguajë 55 milionë euro për lojtarin, për t’i shlyer pagat dhe bonuset e papaguara gjatë sezonit të kaluar.

Në krahun tjetër, klubi kryeqytetas nuk ka ndërmend të dorëzohet dhe nuk bindet për akuzat.

Tani lëvizjen e radhës do ta ketë sulmuesi i Real Madrid-it, i cili do t’i drejtohet gjykatës së punës. Më 8 gusht, ish-sulmuesi i PSG-së e çoi çështjen e pagave dhe shpërblimeve në gjykatë, duke kërkuar pagesën e 55 milionë eurove nga ish-klubi i tij.

Lojtari kërkon një bonus prej 30 milionë eurosh bruto, i quajtur bonus besnikërie përveç pagave të prill, maj dhe qershor 2024.