Moviola e Dinamo-Skënderbeu/ Rusta ngatërron gjithçka, te penalltia e shpëton VAR-i (VIDEO)

Moviola e Dinamo-Skënderbeu/ Rusta ngatërron gjithçka, te penalltia e shpëton VAR-i (VIDEO)

Pati disa momente të diskutueshme kjo ndeshje sa i takon gjykimit, ku veçohet penalltia e dhënë në favor Skënderbeut. Kryesorja Rusta në fillim dha karton të verdhë për simulim të Nikajt dhe pastaj ndërroi mendje, pasi pa pamjet në VAR. Gjyqtarja nga Elbasani fali ndonjë karton dhe në një rast nuk lejoi avantazhin për një aksion premtues goli të Dinamos.GFDJ30’ Ka një kontakt mes Vilës dhe Rabiu në zonën e Skënderbeut. Lojtari i Dinamos kërkon penallti, por Rusta vazhdon lojën. Merr dhe konfirmimin nga VAR-i. Ka një kontakt, që duket i lehtë.  (VIDEO)

50’ Gudiabi kthen një top prapa dhe Nikaj përfiton, kalon dhe Salin dhe rrëzohet në zonë pas një kontakti me Muzek. Rusta i jep karton të verdhë për simulim lojtarit shkodran, më pas thirret nga VAR-i të shohë pamjet. Ndryshon gjithçka: penallti për Skënderbeun, hiqet kartoni i Nikajt dhe i jepet Muzek. (VIDEO) (VIDEO)

74’ Mandela fiton një dyluftim me Vaskez dhe niset drejt portës korçare, Rusta ndalon lojën për faull dhe jep karton të verdhë për mbrojtësin e Skënderbeut, kur duhej të lejonte avantazhin, pasi ishte një mundësi goli.